‘45% e banorëve të rritur jetojnë me 7 euro në ditë’, Këlliçi: Katastofë ekonomike në familjen shqiptare

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 ‘Katastrofë ekonomike në familjet shqiptare’

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi nisur nga një vrojtim statistikor në rang kombëtarë i bërë nga Eduart Zaloshnja i shtrirë në shumë grup mosha dhe kategori të ndryshme shkruan në statusin e tij se ky vrojtim nxjerr në pah katastrofën ekonomike në familjen shqiptare.

Sipas këtij vrojtimi 45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhurat personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj, që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë!

Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë.

Deputeti i PD-së shkruan më tej në postim se jetesa do të bëhet dhe më e vështirë në muajt e ardhshëm pasi çmimet e shportës vazhdojnë rritjen e pandalshme dhe se qeveria ka njoftuar dhe krizën energjetike.

Ndërsa në fund të postimit të tij Këlliçi u bën thirrje votuesve të Edi Ramës të reflektojnë për hir të vetes dhe familjeve të tyre, pasi vota për Ramën është vota për 13 kryebashkiakët e tij të inkriminuar, për Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan në arrati, për mafian e ndërtimit që ka pastruar 1.6 miliardë euro në Tiranë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Një vrojtim statistikor në rang kombëtar nga Eduard Zaloshnja, i shtrirë në shumë grupmosha dhe kategori (të punësuar, të vetëpunësuar, të papunë, pensionistë e studentë) nxjerr në pah katastrofën ekonomike në familjet shqiptare.

45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhurat personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj. Që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë! Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë.
Jetesa do të bëhet edhe më e vështirë në muajt e ardhshëm. Çmimet e shportës vazhdojnë rritjen e pandalshme dhe qeveria ka njoftuar krizë energjitike.
Kjo është fatura për këdo që mbështet Edi Ramën. Për fat të keq, kjo është faturë edhe up për ata qindra mijëra që nuk e mbështesin Ramën.

Zgjedhësit e tij duhet të reflektojnë për hir të vetes dhe familjeve të tyre!

Vota për Edi Ramën është votë për 13 kryebashkiakët e tij të inkriminuar, për Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan në arrati, për mafian e ndërtimit që ka pastruar 1.6 miliardë euro në Tiranë. Vota për Ramën është dakordësi për boshatisjen e Shqipërisë dhe falimentin ekonomik të saj.

Zjarr Tv Ad