Modelja 21 vjeçare si 61

0
27

Një yll i INSTAGRAM-it ka shokuar rrjetin me postimet ‘tronditëse’ të trupit të saj, ku ka nxjerrë foto të celulitit të saj.

Ariella Nyssa është e njohur për postimin e imazheve të papërpunuara në faqen e saj, por pasi u kritikua vazhdimisht për figurën e saj natyrale, shkruante një postim në krah të një fotoje ku shfaqej e veshur me bikini më herët këtë javë.

Ariella, një blogere për stilin e jetës nga Sydney, Australi, shkroi: “Kam marrë shumë komente për celulitin tim dhe celulitin në përgjithësi.

“Vite më parë e urreja celulitin tim. Isha kaq e pasigurtë në lidhje me të dhe si rezultat unë e bëra prioritet numër një për të trajtuar celulitin, që shumica e shoqërisë e sheh si një e “metë e keqe dhe aspak tërheqës “.

“Gjatë kësaj kohe unë i ndërpreva të gjitha ushqimet që desha, vrapoja dhe vrapoja në një punë rutinë dhe vetëm ndonjëherë kam bërë kardio në palestër. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë vazhdimisht e lodhur, sistemi im imunitar ishte i dobët dhe shëndeti im mendor dhe vlerat e vetvetes ishin të ulëta”.

Ajo vazhdoi: “Pas disa vitesh të dietave të ndryshme, duke ‘ngordhur’ veten për të ngrënë, dhe duke bërë vetëm kardio, ndalova dhe mendoja se çfarë është celuliti. Përse më bën të ‘jo tërheqëse’?

“Dhe ju e dini përfundimin në të cilin kam arritur unë? Jo. Celuliti nuk ju bën më pak të bukur, ai nuk përfaqëson shëndetin tuaj dhe definitivisht nuk duhet t’ju ndalojë të doni veten.

“Unë shkoj tani në palestër më shumë se më parë, por tani bëj vetëm stërvitje për peshën, ushqehem me moderim dhe jam më e shëndetshme se ç’kam qenë ndonjëherë fizikisht dhe mendërisht dhe unë ende e kam celulitin!

“Një trup perfekt është pothuajse i pamundur për t’u arritur dhe nuk është një përfaqësim i bukurisë suaj.

“Pra, këtu ka celulit dhe dua t’ju kujtoj se sa të rrallë dhe të mrekullueshëm janë trupat tanë. Me ose pa celulit.”

Postimi tani ka grumbulluar mbi 23,000 pëlqime dhe 700 komente, me mesazhe duke përfshirë: “Absolutisht fantastike” dhe: “Bukur … brenda dhe jashtë!”

Çfarë mesazhi brilant për të marrë në vitin 2019!