613 kg kokainë, Arbër Çekaj ekstradohet nga Gjermania

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në deklaratë për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Edhe avokati Maks Haxhia konfirmoi për Ora News lajmin e ekstradimit.

“Klienti im ka mbërritur në orën 10:00 ne Tiranë. Ka  refuzuar kërkesën për azil në Gjermani” u shpreh Haxhia për RTV Ora.

Sasia e lëndës narkotike u kap më 27 shkurt 2018 në Maminas në kontenierët e bananeve të Arbri Garden në pronësi të Arbër Çekaj.

Aktualisht në Shqipëri për këtë çështje janë të arrestuar menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” Donaldo Lushaj dhe një shofer kamioni i quajtur Armando Pezaku.

Arrestohet turku i denuar per vrasje
Po kështu në orët e fundit në Rinas, në dalje, Policia Kufitare ka kapur dhe ndalur shtetasin turk T. N., 35 vjeç, i kërkuar nga Zvicra për vrasje.

Gjuthashtu u arrestua dhe ekstradua drejt Finlandës i një shtetasi të huaj, i cili figuronte në listën e personave më të kërkuar, me rezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar.

Policia e shtetit bëri bilancin.

Prej 1 janarit janë arrestuar 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

– 77 persona të kërkuar për krime të rënda kundër personit dhe pronës, si vrasje, rrëmbim personi dhe shkatërrim të pronës me eksploziv.

– 100 persona për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike dhe 37 për trafiqe të paligjshme.

– 154 persona për krime në fushën e krimit ekonomik e financiar, si pastrim parash, korrupsion dhe krime kompjuterike.

– 110 persona për dhunë në familje, 709 persona për krime kundër personit, pronës dhe për krime mjedisore.

Janë kapur dhe arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi, 129 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga këta: 99 shtetas shqiptarë dhe 30 shtetas të huaj, nga të cilët deri tani janë ekstraduar 60 shtetas (39 janë shtetas shqiptarë dhe 21 janë shtetas të huaj) dhe vijojnë procedurat për ekstradimin edhe të personave të tjerë të kapur dhe arrestuar.

Zjarr Tv Ad