Reforma zgjedhore/ Gjiknuri: Gati të shoh pozicionin tim në komisionin parlamentar me kusht që..

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse PD merr pjesë në komisionin e Reformës Zgjedhore dhe nëse e njeh atë, Damian Gjiknuri thotë se është i gatshëm të rishikojë pozicionin e tij si bashkëkryetar.

Ky është hapi i radhës që mazhoranca merr për t’i hapur rrugë dialogut me opozitën.

Gjiknuri: E mira është që PD të ketë një vend në Komisionin për Reformën zgjedhore. Prandaj po e them, nëse vijnë, e njohin  këtë komision, kontribuojnë në këtë pozicion unë jam i gatshëm të rishikoj pozicionin tim pasi të komunikoj me kryetarin e partisë sime, sepse kjo është pjesë e një pakete politike. Nuk kam ndonjë merak sepse kemi të bëjmë me një kompromis të madh. Por është jashtë kulturës politike, nuk ndodh në asnjë vend të botës të kushtëzosh palën tjetër në pjesëmarrje në negociata.

Gjiknuri tha se ka qenë opozita, e cila për shkak të mungesës së vullnetit, braktisi komisionin e reformës zgjedhore.

GjiknuriKa pasur një mungesë vullneti nga ana e opozitës për të qenë pjesë e reformës zgjedhore. Reforma zgjedhore gjithmonë është bërë së bashku, ata ishin pjesë dhe u tërhoqën, e lanë në mes reformën zgjedhore sepse kishin zgjedhjen e tyre politike, gjë që nuk i çoi gjëkundi. Si e thonë partnerët që na mbështesin është krijuar për shkak të frikës që ka opozita për të marrë pjesë në sistemin politike. Fatkeqësisht boshllëku që ata lanë krijoi një krizë artificiale politike që duhet dhënë zgjidhje.

Zjarr Tv Ad