Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur idenë e një ri-organizimi të ri, duke ulur numrin e qarqeve, dhe duke krijuar një përfaqësim më të mirë lidhur me zgjedhjet parlamentare.
Në kulmin e debatit mmbi sistemin zgjedhor, Manjani shkruan se është e vërtetë që tashmë nuk ka kohë për përzgjedhjen e një sistemi tjetër zgjedhor, por shton se sistemi aktual mund të zbutet ndjeshëm, mjafton të miratohet një ligj për një numër më të vogël qarqesh.
“Ligji ka 5 vite që është gati. Nëse Shqipëria organizohet në 4-6 qarqe siç sugjerojnë studimet e analizat, edhe sistemi zgjedhor bëhet më proporcional. PS, fjala vjen kështu e ka organizimin e saj politik. Dhe nuk e ka keq”, shkruan Manjani.