Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra ish-prokurori i Krimeve të Rënda

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë martë nga detyra ish-prokurorin e krimeve të rënda, Blerim Tominaj, i cili punonte aktualisht në Prokurorinë e Tiranës.

Gjatë seancës dëgjimore KPK ngriti dyshime se subjekti kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.

Trupa gjykuese që kreu rivlerësimin e prokurorit Blerim Tominaj përbëhet nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019. Aktualisht, Tominaj është komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Zjarr Tv Ad