Spahia: Raste me Covid 19 në Kryeministri, kush e ka përgjegjësinë?

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, denoncon se disa prej 28 rasteve pozitive me Covid-19 të regjistruara në Tiranë janë mes punonjësve në Kryeministri por mbahen fshehur.

Ndaj ai shtron pyetjen si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Bardhi: Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme. Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët? Kush e ka përgjegjësinë për këtë? Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh i kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 82 raste pozitive përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa një pacient nga Puka humbi betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë.

Zjarr Tv Ad