Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, denoncon në “Facebook” se vatra më e re dhe më e rrezikshme e koronavirusit është salla operatore e Spitalit Francez.
Ish-deputetja Duma thekson se gati i gjithë personeli i bllokut operativ të mjekëve është i infektuar me Covid 19, ndërsa shton se mjekët kanë punuar pa asnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën.
Mesazhi i Grida Dumës:
Vatra më e re dhe më e rrezikshme e Covid 19, që përveç stafit mjekësor po infekton dhe qytetarët, është salla operatore e Spitalit Francez.
Pas rezultateve të testimeve, thuajse i gjithë personeli i bllokut operator të mjekëve është i infektuar me Covid 19. Arsyeja e infektimit është përgjegjësi drejtpërdrejtë e qeverisë e cila po prodhon para me koncesionin e “Sani Servis”. Sani Servis është kompania që duhet ti pajise me set njeperdorimesh personelin dhe që sipas shumë denoncimeve te ardhura nga ky bllok, kompania e qeverisë nuk i ka pajisur me maska dhe veshje mbrojtëse, ndërsa merr miliona euro nga xhepat e shqiptarëve për këtë shërbim.
Mjekët kanë punuar pa asnnjë mbrojtje në kushte rreziku për jetën!
Kompania qeveritare merr nga xhepat e shqiptarëve mesatarisht 280 euro për sterilizimin e një kiti operator, edhe nëse nga ky kit përdoret vetëm një gërshërë sërish kompanisë i shkon e gjithë pagesa.
Po ashtu kompania ka përgjegjësinë e veshjeve dhe maskave mbrojtëse për bllokun operator, të cilat siç dëshmojnë mjekët kanë munguar.
Për këtë arsye janë ndërprerë operacionet kirurgjikale dhe ato të emergjencës duke rrezikuar jetët e njerëzve.
Spitali nga shpërtues i jetës po kthehet në vatër rreziku për jetën.
Babëzia e qeverisë po rrezikon përhapjen në masë të virusit duke rrezikuar jetët e qytetarëve.
Siç mund të shihet tek PPP-ja e qeverisë, vlëra që i jepet kompanisë është 37. 700 lekë të reja për ndërhyrje të kompleksitetit të lartë, 22 300 lekë të reja për kompleksitet të mesëm dhe 13 900 lekë (të reja) për kompleksitet të ulët.
Spitali Francez është spital terciar ku trajtohen urgjencat jetë kërcënuese të cilat kryhen vetëm në këtë bllok operator për të gjithë vendin, nga mosha zero vjeç.
Tashmë është i mbyllur dhe nuk kryhet më asnjë operacion për shkak të infektimit të gjithë stafit.