Dashamir Shehi: Tek Rama pata shpresë se do ndërtonte shtet, por dominoi mëndjemadhësia/ Basha do rikthejë normalitetin në vend…

0
446
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ishte i ftuar në emisionin “Opinion” përballë Gazetarit Blendi Fevziu, ku foli lidhur me qeverisjen e Edi Ramës, për të cilin tha se kishte pasur shpresë se do të ndërtonte shtet, por që e zhgënjeu. Për Shehin, Rama është një person i korruptuar.

“Unë kam pas shumë shpresë kam menduar se ku do të bënte. Kam pas shpresë pas ata që kishin kaluar më parë kishin bërë një llojë rrugëtimi, ky po vinte pas 12 viteve në krye të Tiranës. Që do kishte mësuar nga gabimet, duke menduar se ka ardhur nga një ambient pakomplekse. Unë kam menduar që brenda arrogancës, do mbizotëronte ai shtet formuesi, por dominoi arroganti dhe mendjemadhi dhe mbi të gjitha i korruptuar. Ai është një zhgënjim dhe është një rrezik. Ky ka ndërtuar një regjim propagandë dhe kontrollon shumicën e mediave.”- u shpreh Dashamir  Shehi.

Ndërsa lidhur me kryedemokratin, Lulzim Basha, Shehi tha se; është një person që do e rikthejë në normalitet Shqipërinë.

“Unë kam një mendim pozitiv, ne jemi në një rresht. Pozitivja, është i ri në moshë i studiuar në perëndim. Ka një predispozicion perëndimor. ne na duhen njerëz normal, ky është normal.”-tha Shehi.

Zjarr Tv Ad