Ambasada amerikane në Tiranë njofton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve për viza në këmbim të parave.
Përmes njoftimit, ambasada amerikane në Tiranë u kërkon qytetarëve që të mos dërgojnë asnjë të dhënë, pasi ata kurrë nuk do të kërkonin të transferonin para tek një individ apo organizatë tjetër.
“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave.
Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë.
Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj.
Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi”, njofton ambasada e SHBA në Tiranë.