Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin/ Veliaj: Boll humbëm kohë me histeri, tani të ecim përpara e të ndërtojmë shtëpinë më të madhe e moderne të Teatrit në Ballkan…

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Veliaj shkruan në një postim në “Twitter”, se Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit, ndërsa shton se tani duhet të vijojë puna për ndërtimin  e Teatrit më të madh në Ballkan.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me çdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën tjetër të Presidentit Ilir Meta, për rrëzimin e vendimit për shembjen e Teatrit, pasi godina ndërkohë është shembur.

Gjykata Kushtetuese, ka shfuqizuar ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Ligji është miratuar në 5 Korrik 2018. U kthye për rishqyrtim nga Presidenti në 27 Korrik 2018, por u miratua sërish pa ndryshime nga Kuvendi.

Sipas njoftimit paraprak të Kushtetueses, ky ligj cenon lirinë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës, në kuadër të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare, duke shkelur nenet 3, 11 dhe 17 të Kushtetues.

Zjarr Tv Ad