Nga Armir Shkurti
ATA kanë kohë që po punojnë për atë që Karl Marksi e quante “Internacionale”. Domethënë faza imperializëm dhe postimperializëm. Natyrisht, duke e përshtatur për ta patur gjithçka në dorë ATA.
ATA e kanë pagëzuar “Globalizëm” ose “Rendi i ri botëror”.
Modeli po duket se është një formë komunizmi e kontrolluar nga ATA. ATA kanë vendosur kontroll absolut përmes bankave, përmes politikave, mënyrës së jetesës, ideologjive, pronës, kontrollit të fjalës dhe mendimit, zhbërjen e familjes etj. Së fundi edhe kontroll policor dhe represion fizik përmes pandemisë.
Është një LUFTË E HAPUR PËR NËNSHTRIM GLOBAL apo LIRI E DEMOKRACI.
Si po zhvillohet kjo luftë?
ATA kanë paranë qëllim dhe mjet. Ndër dekada ATA ia dolën ta tërheqin Perëndimin ( etalonin e demokracisë, zhvillimit dhe lirive ) të luajë në fushën e tyre. Njëlloj siç joshin kazinotë, në fillim e bënë të lehtë fitimin. Sa më shumë punoje aq më shumë fitoje. “Liria e grave” në fakt doli një skllavërim modern, nga punët e familjes në robtimin e ndërmarrjeve dhe robërimin pas kotësive të shtrenjta ( çanta, këpucë, orë të gjata parukerie ) të cilat kërkojnë gjithnjë e më shumë para e për rrjedhim edhe më shumë punë. Burri dhe gruaja këtë shekull bëjnë nga 2 punë e prapë s’ del! Janë të gjithë në borxhe me bankat. Më saktë: kemi marrë borxh tek ” kazinoja e Djallit” të ardhmen tonë dhe aty kemi lënë shpirtin peng!!
“Kazinoja” ngre dhe ul podin, si ti dojë qejfi. Sepse ne luajmë ( e përsëris ) në kazinonë e tyre dhe kazinoja gjithnjë fiton.
SI I MUNDIM?
E kemi një mundësi!!
TË ARTË!!
DILNI NGA “KAZINOJA”
Domethënë mos luaj më me lojën e TYRE!! Tek paraja Zot janë ATA.
Por ka gjëra që paraja nuk i blen dot. Të rrëmbyer prej “kazinosë” ne jemi bërë cinikë. Ka rëndësi veç fitimi, kariera, dukja, sendet, suksesi, MOMENTI, kënaqësia, mungesa e parimeve dhe moralit…
Këtu ATA janë të fituar. Miliarda njerëz të vetmuar që kanë shkëputur çdo lidhje njerëzore të vërtetë dhe udhëhiqen nga paraja. Shkëputja e individit nga gjithçka njerëzore dhe lidhja veç pas parasë është taktika e tyre.
Pra MOS LUAJ NË FUSHËN E TYRE!!!
Seksin e blen. Por DASHURINË JO! Blen fansa facebook-u, por SHOKË jo! Blen famë dhe emër, por respekt e nderim JO! Mund të krijoshë OJF e fondacione plot, por solidaritetin dhe mbështetjen për më të dobtit s’e bën dot paraja por zemra!
Mbase ngjajnë poetike, patetike, anakronike këto që them. Por, të paktën ky populli ynë kështu mbijetoi. Njerëzit ndihmuan dhe deshën njëri – tjetrin, pa pyetur për varfërinë. E mbi të gjitha, mbajtën të shenjtë FAMILJEN!
FAMILJA mbetet vendi ku njihet dashuria pa kushte, mbështetja, solidariteti, përkujdesja, morali, forca.
Goditja e egër kundër familjes sot, me axhenda (d)ylberësh nuk ka të bëjë me ” rritjen e pa kontrolluar të popullsisë” po me KONTROLLIN ABSOLUT TË KUJTDO!!
Individi pa familje nuk ka as përgjegjësi, as mbështetje, as përkrahje, as mbrojtje, as turp, as identitet, as dinjitet, as dje dhe as nesër. Ai ka vetëm ATA! Prandaj do punojë tek ATA për ATA. Të fitojë para që tua japë po atyre, duke qenë plotësish në kobtrollin e TYRE.
H U M A N I Z M I !
Kthimi tek NJERIU dhe vlerat universale të tij, vendosja e humanizmit ( njerëzillëkut ) në bosht të jetës sonë dhe vlerave të prodhuara në mijëvjeçarë, atyre vlerave që s’janë sende e as shiten e as kanë çmim monetar, janë FILLIMI I REZISTENCËS!!
Të duash partnerin/en, me pasion dhe zemrën plot, është një e mirë e shpirtit që s’blihet siç blihet një natë në bordello. Dhe SHUMËZOHET PËR DY!
Të duash shokët e të bëshë sinqerisht për ta, ti ndihmoshë në halle e në nevojë, të ulesh darkave me një birrë a çaj në shtëpinë e njëri – tjetrit e të flasësh është miliona herë më e dobishme se të ngulesh si buf para tv, që nga telenovelat turke gjer tek debatet teatreske të mbrëmjeve.
Të marrësh kalaqafë fëmijën në vend që ti rrasësh në dorë celularin me programe youtubi, ti tregoshë përrallë në shtrat në vend ta leshë ti varet koka para Bang Bang, ndërkohë që ti po flirton në chat, natyrisht është më e lodhshme, por shumë më e begatë!!
Nuk di të flas bukur në këtë çështje, se dëshpërimi për humbjen me dashje në këtë betejë më trazon. ATA na tërheqin prej litarit të mëkateve tona: grykësisë, lakmisë, përtacisë. Prandaj po fitojnë ATA, se ne na vjen mirë. Na kënaq jeta sot për sot.
Uhhhhhhh……..