Ndonëse 32-vjeçe, amerikania Britni Church, është Nënë e 12 fëmijëve.
Pak ditë më parë, ajo u bë nënë e fëmijës së 12-ë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Rowyn. Në një intervistë për mediat e huaja, Britni ka treguar se nuk i interesojnë paragjykimet e njerëzve.
Ajo tregon se ndihet mirë me një familje kaq të madhe dhe është e përkushtuar maksimalisht ndaj fëmijëve dhe bashkëshortit.
“Të tregohem e sinqertë kur u bëra mama e 6 fëmijëve, më vinte turp nga vetja. Më dukej si dicka e gabuar, por në fakt nuk është kështu. Jam shumë krenare tani për fëmijët e mi, nuk kam më turp. Jam një mama që i përkushtohem plotësisht familjes dhe kujdesem shumë për to”, tha Britni.
Ajo merr 5 kuti me drithëra, 66 kuti me qumësht dhe mbi 600 pelena bebesh, pasi gati gjysma e fëmijëve të saj, janë në një moshë të vogël. Ajo ka thënë se është bërë nënë sapo ka mbushur 16-vjeçe dhe vajzën e madhe e ka 15-vjeçe.
Nga martesa e parë ajo ka dhe 4 fëmijë të tjerë, ndërsa nga martesa e dytë 7, katër prej të cilëve binjakë.