Forcat xheniere nisen drejt Shkodrës, pushuesit italianë gjejnë dy predha të paplasura në lumin Buna

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy predha janë gjetur pasditen e sotme në lumin Buna në Shkodër. Kanë qenë disa pushues italianë të cilët kanë qenë duke kërkuar me magnet në shtratin e Bunës, kur kanë gjetur dy predhat.

 

Ato janë nxjerr mbi urë dhe pasi italianët kanë parë se në magnet ishin ngjitur predhat, kanë lajmëruar menjëherë Policinë. Uniformat blu të Shkodrës kanë rrethuar vendngjarjen me shirita dhe kanë bllokuar lëvizjen e këmbësorëve.

Tashmë, janë lajmëruar forcat xheniere nga Tirana, për të mundur zhvendosjen e tyre dhe më pas demontimin në bazat e tyre.

Zjarr Tv Ad