Zbulohet data kur vjen në Shqipëri presidenti turk Erdogan

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti turk Recep Tayp Erdogan së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Bëhet me dije se Erdogan do të vizitojnë Shqipërinë me 17 janar. Presidenti turk do të inaugurojë 524 apartamente të reja në Bashkinë e Kurbinit, të cilat u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Lajmin që presidenti turk do vinte në Shqipëri e dha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla disa javë më parë, ndërsa sot është zbuluar data.

Mirëpo ajo që bie në sy është që ardhja në Shqipëri e Erdoganit është në ditën që përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane. Mbetet për tu parë nëse politikanët do gjejnë kohën që të shoqërojnë Erdoganin edhe të përkujtojnë heroin e Kombit.

Zjarr Tv Ad