TË GJITHË TË KORRUPTUAR? – Nga Edi Oga

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Edi Oga për newsbomb.al

Federata Shqiptare e Futbollit duket si “kështjella” e vetme që ky pushtet nuk po e merr dot. “Mbretit” me “baronët” dhe “kontët” e tij servilë, u ka ngecur sharra në gozhdë me një “dukë”, që nuk po e lëshon “dukatin” e tij prej njëzet vitesh, duke kërkuar ta mbajë për vete derisa “vdekja të na ndajë”!

Tentativat e pushtetit për të larguar Presidentin Duka nga kjo “perandori” të cilën ai në një mënyrë e ka ngritur vetë dhe i ka dhënë formën që ka sot, arritën kulmin me përballëvendosjen e Bashkim Finos (së ndjerë) në zgjedhjet e mandatit aktual. Një ish-kryeministër, senator i partisë në pushtet, nuk ia doli ta rrëzojë “Dukën e futbollit” as me ndihmën e pushtetit absolut të partisë së tij.

A do t’ia dalë pushteti ta rrëzojë “presidentin” kësaj radhe?

Mendoj se jo! Për disa arsye.

Federata Shqiptare e Futbollit është “bijë” e UEFA-s dhe “mbesë” e FIFA-s, dy prej organizatave më të korruptuara në nivel global, të cilat me forcën e pasionit të njerëzve për sportin më popullor në Botë, me buxhetet miliardere që burojnë nga marrëdhëniet tregëtare dhe korruptive me shumëkombëshe dhe me qeveri palaço, u imponohen edhe qeverive të shteteve të vërteta, jo më një shteti “prej kartoni”, si ky yni.

Duke pasur korrupsionin si “modus operandi”, federata ka arritur të ngrejë një strukturë të tillë “administrimi” të futbollit, që e ka gjithnjë nën kontroll, me çdo mjet. Meqenëse sipas “kushtetutës” së kësaj federate, profesionistët kryesorë dhe aktorët lokalë të futbollit kanë “zërin kryesor” edhe në zgjedhjen e Presidentit, vetë federata është kujdesur që ata “të ndjehen mirë” dhe “të votojnë mirë”. Ka edhe zëra kundër. Sepse jo të gjithë janë të korruptuar. Por më të fortë janë zërat e më të korruptuarve edhe se vetë federata, të cilëve u duket çudi që një më pak i korruptuar se ata të ketë kaq shumë “kismet”.

Ditët e fundit, mediat (e kapura), po kërkojnë të tërheqin vëmendjen e publikut duke i përfshirë në një çeshtje që nuk është fare prioritet i qytetarëve. Në fund të fundit, FSHF nuk paguhet nga taksat tona, kështu që qytetarëve do t’u interesonte që lufta e vërtetë antikorrupsion të drejtohej drejt institucioneve apo individëve në drejtim, të cilët po gllabërojnë para publike duke gjetur alibira nga më të ndryshmet për t’i shpëtuar vëmendjes së opinionit publik. Sepse drejtësisë ata dinë si t’i shpëtojnë. Të paktën deri tani, kanë ditur.

Në fund të fundit, në djallë vaftë FSHF-ja nëse në fillim nuk bëhet shteti.

Zjarr Tv Ad