6 mënyra si të keni një zemër të shëndetshme

0
692
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
A e dini se aktivitete të thjeshta, si shëtitja me qenin tuaj, apo qoftë dhe duke bërë punët e shtëpisë i bën mirë zemrës tuaj? Gjithçka që rrit rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen siguron një funksionim më të mirë kardiovaskular dhe djeg kalori.
Sëmundjet e zemrës, si infarkti, apo pushim zemre, është shkaktari numër një i vdekjeve në botë. Përveç një diete të shëndetshme ushqimore dhe ushtrimeve, këto janë gjashtë aktivitetet më të mira për një zemër të shëndetshme:

1. Mbani sa më shumë gjelbërim në shtëpinë tuaj

Reumatologu Thomas Namey thotë se të merresh me lulet është një aktivitet shumë i mirë fizik, që djeg afërsisht 400-500 kalori për orë. “Bimët çlirojnë oksigjen, kështu që do të keni ajër të pastër”, thotë Namey. Dr. Charles Cattano, gastroenterologist, thotë se kopshtaria është shumë e mirë për mendjen, për trupin dhe për shpirtin për disa arsye: Është e mirë për vendosjen në lëvizje të duarve, ju ndihmon të digjni kalori dhe lufton depresionin.

2. Vallëzoni!

Për ta thënë thjesht, mjekët thonë se qoftë dhe një lëvizje e vogël është shumë më mirë se të mos lëvizësh fare. Kërcimi është një ushtrim i mirë fizik. Ai ndërthur ushtrime aerobike, duke rritur rrahjet e zemrës dhe duke e mbajtur të tillë gjatë gjithë kërcimit.

3. Shëtisni!

Shëtitja konsideroht nga doktorët si një stërvitje, dhe çdo lloj ushtrimi ndihmon në një zemër të shëndetshme dhe muskuj të fortë, thotë reumatologu Ronald Krauser. Më mirë se gjithçka, nuk jeni kurrë të vjetër apo të rinj për të shëtitur.

4. Luani me fëmijët tuaj

Loja nuk është vetëm për fëmijët. Luani me fëmijët tuaj dhe digjni disa kalori. Nëse jeni jashtë, luani hapa- dollapa, apo edhe kërceni me fëmijët tuaj. Kjo ju rrit rrahjet e zemrës, dhe është një lloj ushtrimi për ju. Gjithashtu, mund të dëgjoni muzikë dhe të kërceni me fëmijët tuaj. “Të dëgjosh muzikë të shpejtë është më e lehtë se të pastrosh shtëpinë, të merresh me kopshtin, dhe të bësh shumë gjëra të tjera për të cilat mendojmë se nuk kemi energji. Ritmi ka një ndikim fizik tek ne”, thotë Cory Annis, pediatre specialiste.

5. Pastroni shtëpinë!

Të flasësh për pastrimin e shtëpisë…. pastrimi është diçka e përditshme, por ka disa mënyra për ta bërë më zbavitës dhe të keni një zemër të shëndetshme. Doktori ortopedik Mark Galland thotë që të mbani një ritëm të shpejtë ndërsa pastroni, lani, fshini, merrni pluhurat etj. Madje ai thotë se kur kaloni nga pastrimi i një dhome në një tjetër, mos e bëni duke ecur, por duke kërcyer. Kjo ju ndihmon në një ritëm të qëndrueshëm kardiovaskular.

6. Marrëdhëniet seksuale

E në fakt, mjekët thonë se shumica e njerëzve dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale për arsye të tjera. Por nga ekspertët shihet si një aktivitet fizik që rrit qarkullimin e gjakut, dhe rrahjet e zemrës “Ashtu si ushtrimet e tjera, kjo lloj situate rrit qëndrueshmërinë dhe përforcon nivelet”, thotë Dr. Scott Keith.

Zjarr Tv Ad