Me anë një statusi në rrjetin social Sali Berisha ka njoftuar vdejken e arlitektit të njohur dhe një nga miqtë e tij me të ngushtë.
Berisha i shpreh ngushëllime familjes Kolevica për ndarjen nga jeta të njeriu të tyre të dashur. Arkitekti i njohur Petra Kolevica ndërroj jetë ditën e djeshme.
Statusi i plotë i Sali Berishës:
Homazh për Ing. Petraq Kolevicën.
Të dashur miq, Petraq Kolevica njëri nga personalitetet më të shquara në fushën e arkitekturës së vendit, autor i një seri veprash ndër më modernet për kohen mbylli dje sytë përgjithmonë.
Por Petraq Kolevica ishte gjithashtu shkrimtar dhe publicist, përkthyes i shquar që me veprat e tij pasuroi fondin e letrave shqipe me krijime cilësore. Intelektual i shquar Ing. Petraq Kolevica provoi persekutimin e diktaturës dhe do të ishte ndër të parët që mbeshteti revolcionin demokratik të vitit 1990-1991.
Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist të vendit dhe është i nderuar me çmime dhe medalje të shumta për krijimet e tij.
Duke shprehur nderimin tim të veçantë dhe mirënjohjen time të thellë për kontributin e tij të pavdekshëm shpreh ngushëllimet e mia të ndjera familjes dhe miqve për humbjen e njeriut tyre të dashur dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjej paqen e merituar. Amin. #sb
Të dashur miq, me Petraq Kolaveci me lidh një miqësi që nisi në vitet më të para të punës time si mjek dhe që ka mbetur e paprekur deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Kështu me ndarjen e tij nga jeta une kam humbur një mik të vërtetë, miqësia me të cilin do mbetet per mua një thesar i çmuar. Ngushëllimet më të ndjera familjes. Pushofsh në paqe miku im. #sb