Gjykata Kushtetuese zgjedh sot kreun e ri, këta janë emrat në garojnë për postin e lartë…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese do të zgjedhë këtë të mërkurë kreun e ri të këtij institucioni. Bëhet me dije se emrat të cilët kanë shprehur interes janë: Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçe.

Lajmi u konfirmua gjatë mbledhjes së datës 2 shkurt teksa u mbyll dhe afati i aplikimeve për postin e lartë drejtues në këtë institucion të drejtësisë.

Kryetari/ja do të zgjidhet me votim të fshehtë, me shumicën e votave të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtuese, për një periudhë 3-vjeçare me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Seanca për zgjidhjen e kreut të Kushtetueses, do të drejtohet  nga gjyqtari më i vjetër në detyrë.

Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr shmicën e parshikuar të votave,atëherë bëhet një votim i ri dhe pas kësaj vijohet me votimin mes kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Në përfundim të këtij votimi shpallet fitues kandidati që ka marrë shumicën e votave.Por në rastin kur kandidatët dalin me vota të barabarta, kryetari caktohet me short.

Njoftimi për shtyp i Gjykatës Kushtetuese për kandidatët, më 2 shkurt:
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u mblodh më 2 shkurt 2023, dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve.

Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:
1-Fiona Papajorgji
2-Marjana Semini
3-Holta Zaçaj

Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad