Luiz Ejlli përmendet kudo dhe nga kushdo. Këtë e vërteton video nga koncerti i Alban Skënderajt dhe Miriam Canit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa ishin duke kënduar para shqiptarëve, në një moment Albani përmendi Luizin. Artisti tha se banori i ‘Big Brother VIP Albania’ është çdo ditë kryefjalë e shqiptarëve, duke shtuar më pas se është i mrekullueshëm.
’Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm’-thotë Albani, duke konfirmuar në këtë mënyrë se Luizi është banori i tij i preferuar.
Albani dhe Miriam, prej disa ditësh ndodhen në SHBA, pasi janë ftuar të këndojnë në disa shtete për shqiptarët që jetojnë andej.
Nderkohe Edhe pse dukej si një shoqëri e vërtetë përtej kuadrit të lojës, tashmë marrëdhënia mes Luizit dhe Maestros është prishur.
Sipas këngëtarit, të gjitha shakatë i ka bërë vetëm për lojë, por siç duket Armaldo nuk i ka marrë për të tilla.
Së fundmi në një bisedë që Luizi ishte duke zhvilluar në dhomën e ndenjes me Nitën ai ka treguar se kjo marrdhënie është prishur dhe tani nuk rregullohet më.