Kiara i del në krah Luizit dhe e bën për ujë të ftohtë Maestron

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kiara ka debatuar ashpër me Maestron mbrëmjen e djeshme për shkak të qëndrimit të tij në krah të Oltës përgjatë ditëve të fundit. Teksa qëndronin në oborr, Kiara deklaroi se është penduar për lotët që ka derdhur ditën kur Maestro dhe Luizi u konfliktuan me njëri tjetrin.

Ajo tha se në katër ditët e fundit që kur ka vendosur të shkëputet nga Luizi, Maestro nuk po qesh më dhe nuk duket i besueshëm në sytë e publikut.

“Ke katër ditë që të ka ikur lezeti. Të thotë Olta bravo Maestro. Ti nuk e kupton si të trajton ty. Olta ta heq komplet lezetin.

Do kohë të bëhesh i besueshëm për fushatën që bëre ama larg Oltës. Në qëndrimin që do vazhdosh të mbash në vazhdimësi. A do vazhdosh të jesh serioz apo si ke qëndruar nga fillimi?! Kush po të ofendon Maestro.

Pse të djeg kur thotë je zar. A tha gjë Armaldo je zar. Kujt i djegë ta mbajë. Ai nuk përmendi emra. Kristi qeshi kur u tha fjala zar, nuk i dogji.

Ty që të djeg pse reagon. Unë do e mbroj Luizin kur ka të drejtë. Mërzitem unë qaj për këta, këta e kanë në terezi. Zihen dy njerëz të dashur dhe qan. Nuk derdh më kokërr loti. Jam shumë e ofenduar që ti mban qëndrim ndaj meje pse je zënë me Luizin. Nuk e kam gabim”, tha Kiara.

Maestro nga ana tjetër u shpreh se nuk ka mbajtur asnjë qëndrim ndaj Kiarës për shkak të debatit me Luizin dhe se marrëdhënia e tyre vijon të mbetet njësoj. Por kujtojmë se ishte ai që i sugjeroi Oltës ta çojë në nominim Kiarën përballë Bledit dhe Luizit për ta dobësuar këtë të fundit.

Zjarr Tv Ad