Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP. Përmbajtja e tij nuk dihet ende dhe do zbulohet sonte në spektakël.
Sakaq, banorët kanë nisur të aludojnë për përmbajtjen dhe një pjesë e tyre mendojnë se zarfi ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme mes Kiarës dhe Luiit.
Të këtij mendimi janë edhe Luizi e Kiara me këtë të fundit që është përlotur duke bërë edhe veten shkaktare të situatës.
Ndërkohë Maestro, ka deklaruar se nëse zarfi është përjashtim për Luizin për këtë ngjarje, atëherë duhet të përjashtohet dhe ai, pasi e mbështeti.
Çfarë ndodhi dje?
Një lojë nga “Big Brother VIP” ka sjellë sërish tensione mes Luizit dhe Kiarës.
Emirionës i ishte dhënë një mision i fshehtë. Ajo duhet të bënte vajzat që mos tu flisnin djemve dhe në këmbim do merrte një surprizë në mbrëmje.
Duke kërkuar ndihmën e vajzave ajo u tha se do merrnin një avantazh në lojë. Situata nuk mund të kalonte lehtësisht nga Luizi, i cili ka treguar se bën çdo gjë për të fituar.
Në një moment ai ka bllokuar Kiarën te lavamanët dhe nuk e linte të dilte. Dhe pse fillimisht e mori me të qeshur, Kiara më pas u ndje keq dhe shpërtheu në të qara duke thënë se ndihet keq. Gjithsesi, Luizi vijoi mos të largohej.