Efi ak.uzon live në prime produksionin e Big Brother për lojën e pisët që kanë bërë kundra Luizit duke e nxjerr atë si….

0
384
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kiara mori një avantazh që ishte të merrte informacione nga jashtë. Para saj parakaluan tituj lajmesh. Kiara ngeli keq.

Cfarë të habiti më tepër e pyeti Arbana. Gjithçka ia ktheu Kiara. Nuk prisja kaq negativitet nga banoret që kanë qenë pjesë e shtëpisë.

Jam prekur shumë nga Efi…po ndihem shumë shumë keq. Arbana i kujton 1 miliard klikime në tik tok. Krahasuar me cfarë pashë kjo ishte e fundit që prisja.

Arbana pasta ji kujtoi që duke qenë pjesë e televizionit këto gjëra ndodhin. Secili ka mendimin e tij dhe askush prej tyre nuk përfaqëson mendimin popullor.

Unë jam pjesë e medias tha Kiara dhe e di si përfliten gjërat. Efi foli nga studio dhe sqaroi disi Kiarën, duke i shpjeguar që është nxjerrë nga konteksti.

Arbana i tha që nuk e kemi manipuluar…Efi tha që ishin tituj portalesh dhe unë jam njësoj sic isha me Kiarën. Të lutem shiko të tjerët mos u shqetëso për mua, i tha Efi.

Më pas debati ka vazhduar me tone të forta midis Efit që këmbëngul që unë kam mendimin tim që nuk është dhunë dhe Zhaklinës që mbron tezën sikur Luizi është një dhunues e Kiara një viktimë.

Efi ka sjellë rastin e edicionit të kaluar të Big Brotherit duke thënë se edhe Sara Berisha është dhunuar dhe nuk është thënë asgjë por ka ndërhyr Arbana që thotë Sara nuk ka qarë ndërsa Kiara ka qarë dhe kjo përbën dhunë. Ndërkohë kujtojmë Sara Berisha është lidhur me litar dhe madje e kan mbyllur në një ambjent duke i hequr lirinë.

Efi i ka përplasur në sy të vërtetën Zhaklinës duke thën se ti flet për vlera për Kristin që tradhëton të dashurën brenda dhe thua është Europian dhe nuk thua se ai ka faj dhe nuk e gjykon por gjykoni vetëm Luizin.

Kjo gjë është pohuar sërish nga zhaklina që ka thënë do e mbroj kristin se është i lirë të bëj cfarë të dojë të bëjë në lojë ndërsa për tu gjykuar është vetëm luizi.

Zjarr Tv Ad