DEL FOTO, kjo është 60-vjeçarja banakiere që mbeti e vrarë nga breshëria e kallashnikovit brenda lokalit në Don Bosko

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gruaja që shihni në foton është viktimë e breshërisë së plumbave që u shënuan mbrëmjen e djeshme brenda lokalit të Fatjon Muratit në Don Bosko.





Mimoza Paja 60 vjeç punonte si banakiere në këtë lokal, ku mbeti e vrarë si pasojë e breshërive të plumbave që goditën mbrëmë lokalin.





Po ashtu nga kjo ngjarje mbetën të plagosur Shehat Murati 50 vjeç, i cili është edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Merja 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.





Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Kujtojmë që ngjarja ka nodhur rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt lokalit. Nuk dihet se kë kishin shenjestër autorët.





Fatjon Murati është një person me precedente të shumtë kriminale. Fatjon Murati është mik i Endrit Dokles, i njohur si anëtar i Bandës së Durrësit dhe pas lirimit nga burgu i përfolur si shënjestër e një atentati për të cilin Ervis Martinaj kishte paguar 500 mijë euro te vrasësi me pagëse i penduar Nuredin Dumani.





Emri i Fatjon Muratit doli në skenë pas atentatit të rëndë me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku një nga viktimat ishte Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Marinajt.Megjithatë, autorët e atij aksidenti edhe sot nuk dihet se kush janë.





Murati u ndalua një vit më parë me dyshimet se kishte lidhje me një bazë municionesh të zbuluar në Tiranë, pasi gjurmët e gishtave të tij u zbuluan në një prej kutive me armë.





Po në atë periudhë, ai u ndaluat teksa po udhëtonte me një makinë të blinduar me Indrit Doklen, ndërsa Policia u gjeti edhe një pistoletë.





Vitin e kaluar Gjykata vendosi sekuestro ndaj dhjetëra pronave të Muratit me një vlerë rreth 5 milionë euro, të dyshuara se ishin vendosur nga trafiku i drogës. Mes pronave të sekuestruara ishte edhe një ambient bar-kafe.

Zjarr Tv Ad