Çifti i parë që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” është ai i krijuar nga Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit ia ka shprehur pëlqimin moderatorës që ditët e para brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por Kiara vendosi që të merrte hapin e rëndësishëm disa javë më vonë. Tani, ata po e shijojnë romancën e tyre para një publiku të madh nga të cilët ndiqen vazhdimisht.
Në rrjet komentohet shumë se dashuria e këngëtarit është më e madhe se ajo e Kiarës, nisur nga surprizat dhe gjestet e tij.
Mirëpo, një surprizë nga Tito pritet në ditët në vazhdim pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë.
Moderatorja tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.
“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.