Pasditja e djeshme ka kaluar me shumë debate mes baorëve në shtëpinë e Big Brother Vip 2. Olta dhe Luizi janë përballur përpara të gjithë banorëve, pas një deklarate të kësaj të fundit “se Kiara ka punuar si eskortë”.
Ai ka kërkuar një përgjigje nga Olta në lidhje me akuzën që ka thënë.
Pjesë nga biseda:
Olta: Unë po qëndroj këtu edhe bisedën po e bën të shëmtuar, po të shoh në sy të kthej edhe përgjigje.
Luizi: Pa ta nxjerr atë përgjigje nuk e lej, se e din shumë mirë së ça do të të them pas asaj që do të thuash. Po unë s’po ta kthej pa marrë një përgjigje prej teje, nga kjo shëmtinë, pisllëk, helm që thu… e ta tregoj unë masanej. Pastaj e sheh kush je ti para të gjithë shqiptarëve.
Olta: Ça do më tregosh ti mua?
Luizi: Po thuje pra ti përgjigjen
Olta: Ça do më tregosh ti mua?
Luizi: I mendon fjalët e tua kur i thua, të lutem ma thuaj mendimin.
Olta: Jo nuk ta them
Luizi: Dmth i qëndron atij pisllëku?
Olta: Po, po…Të vije ta bëje këtë bisedë atë ditë që u bë kjo bisedë.