VIDEO/ “Luizi është perfekt”, Dori flet për herë të parë për lojën e Oltës: Më ka mërzitur…

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olta Gixhari ish banorja e Big Brother Vip ishte një ndër personazhet për të cilën u fol gjerë e gjatë, madje pjesë e diskutimeve si brenda dhe jashtë shtëpisë nuk qëndroi pa u bërë edhe bashkëshorti i saj, Dori.

Së fundmi, ai ka folur për emisionin “E diell”, me Ervin Kurtin, i cili i tha se shumë njerëz mendojnë që nuk e ka shkruar letrën për Oltën.

“Njerëzit kanë të drejtën të mendojnë çfarë të duan, nëse mendojnë se nuk e kam shkruar unë, le t’ja japin dikujt tjetër meritat. Nuk ka problem. Nuk dua të njihem si shkrimtar i mirë”, tha ai.

Më tej Dori u pyet se si i është dukur loja e Oltës në Big Brother. “Kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje të situatës u ndodh në një pjesë që do dilte keq me se s’bën. Pasi u bë si një tip hakmarrje mes dy gocave dhe njëri do dilte keq. Nga ai moment i mori loja mbrapsht, por e ka rikuperuar”, tha ai.

Bashkëshorti i Olta Gixharit u ndal dhe te Luizi teksa tha se ai në atë lojë është perfekt.

“Luizi në atë lojë është perfekt, nuk ke ça t’i thuash”, tha ai.

Kjo intervistë është zhvilluar pak orë para daljes së Oltës, por është transmetuar vetëm sot.

Zjarr Tv Ad