Thellohet “misteri” Martinaj/ Telefonata që “ngriti në këmbë” policinë dhe frikësoi shumë kundërshtarë

0
207
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur hije dyshimi për sa i përket shfaqjes në skenë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Gazetari ka zbuluar në emisionin “Review” në Euronews Albania se një telefonatë e ardhur nga jashtë shtetit në kontakt me familjen e Ervis Martinajn ka ngatërruar zhvillimin e historisë.

Dervishi pohon se zëri i personit me të cilin po flisnin familjarët e Martinajt ishte shumë i ngjashëm me atë zërin e këtj të fundit. 

Përgjimet sipas tij janë marrë dhe janë çuar jashtë shtetit.  “Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë.

Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në konakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahasim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë.

Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngajshëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, shprehet gazetari./CNA.al

Zjarr Tv Ad