44 deputetë të opozitës dërgojnë sërish në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Të vërë në vend dinjitetin e përdhosur nga PS

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

44 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për të depozituar sërish në Gjykatën Kushtetuese, mandatin e Olta Xhaçkës.

Gazment Bardhi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të vërë në vend dinjitetin që iu përdhos nga mazhoranca. Ndër deputetët që kanë firmosur, janë edhe nga radhët e Lulzim Bashës, siç është Ori Nebiaj. Po ashtu ka firmosur edhe deputeti Agron Shehaj, si dhe Monika Kryemadhi.

‘Bashkë me kolegët e grupit parlamentar jemi paraqitur në GJK për të depozituar kërkesën e 44 deputetëve të opozitë skundër vendimit politik të Ramës për ti dhënë mbrojtje politike Olta Xhaçkës. Për herë të parë Kuvendi ka shpallur veten sovran. Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë më me 1/10 e për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë. Ka të bëjë me autoritetin e GJK-së. Është në nder të GJ-së që duhet të mblidhet me urgjencë për të rivendosur në vend dinjitetin e përdhosur nga GJK. Nuk ka ndodhur kurrë, pavarësisht kundërshtimeve që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK-së.

Së dyti ndodh për herë të parë që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 m2 tokë nga familjarë të ish-ministres Olt Xhaçka, Kuvendi i përcjell një mesazh që refuzon të zbatojë vendimet e drejtësisë. Shkelje flagrante e Kushtetuese dhe e vetmja mënyrë për ta rivendosur në vend këtë të drejtë është ankimi në GJK. Në këtë kërkesë janë bërë bashkë gjithë deputetët e opozitës. Gjithë deputetët e opozitës që e kanë pasur seriozisht mocionin e paraqitur për të konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.’- tha Bardhi.

Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka vetëm status të investitorit të asistuar dhe jo atë të investitorit strategjik të veçantë.

Zjarr Tv Ad