Rreziku nga fatkeqësitë natyrore/ Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmbytjet e ditëve të fundit në disa shtete të Europës, të cilat po lenë pas viktima në njerëz dhe dëme të shumta materiale, po nxjerrin edhe një herë në pah brishtësinë tonë ndaj ndryshimeve klimatike dhe nevojën për sigurime.

Sipas Indeksit të Riskut Botëror, Shqipëria është një ndër vendet me riskun më të lartë nga
katastrofat natyrore në Europë, edhe për shkak të pozicionit të saj gjeografik.

Ndërsa sipas FMN, Shqipëria humb si pasojë e ndryshimeve klimatike mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë, kryesisht në formë zjarresh, përmbytjesh e tërmetesh.

Banesa, biznesi, automjeti etj mund të dëmtohen rëndë, madje edhe mund të shkatërrohen fare, nga fatkeqësitë natyrore. Prandaj, duhen ndërmarrë hapa paraprake për të zbutur pasojat financiare që shoqërojnë këto ngjarje.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA ofron për qytetarët dhe
bizneset produkte Sigurimi që i mundësojnë atyre qetësi mendore dhe financiare në rast dëmi.

SIGAL UNIQA, përveçse ofron mbulim për çdo banesë apo biznes në çdo cep të vendit, ka
paketa Sigurimi të personalizuara sipas risqeve që janë më evidente në zonën ku jetoni dhe
ushtroni aktivitetin tuaj.

Sigurimi i shtëpisë është një ndër sigurimet e domosdoshme që duhet të ketë çdo familje.

Ky sigurim mundëson që për humbjet të shkaktuara nga ngjarje të ndryshme kompensimi të bëhet nga SIGAL UNIQA dhe prona juaj të kthehet në gjendjen para ngjarjes.

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet një pronë?

-Zjarri
-Rrufeja
-Eksplozioni aksidental që shkakton zjarr në pronë
-Tërmeti;
-Përmbytja, shirat, breshëri;
-Rrjedhja e tubacioneve të ujit
-Vjedhja me thyerje te masave mbrojtese;
-Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

Por “kapriçiot” e  natyrës mund të shkatërrojnë jo vetëm shtëpi dhe biznese, por edhe
automjete. Dhe dëmet nga fatkeqësitë natyrore për automjetet mbulohen vetëm nga Sigurimi KASKO.

“Sigurimi KASKO nga SIGAL UNIQA është i vetmi sigurim motorik vullnetar që mbulon edhe dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet, stuhitë apo breshëri.

Për më tepër që SIGAL UNIQA ofron edhe sherbimin e Asistencës Rrugore “AutoSOS” për
drejtuesit e mjeteve në Shqipëri dhe në Europë.

Çfarë ofron Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS”?
-Qendër suporti 24 orë të ditës, 7 ditë të javës
-Riparim në vend i automjetit
-Shërbimi karroatreci
-Zëvendësim mjeti
-Parkim
-Taksi

Mos harroni se, të gjitha këto produkte sigurimi mund të blihen edhe online, direkt nga celulari, duke ju kursyer kohë dhe para.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829

Linku ne Youtube:

Zjarr Tv Ad