“Sot sundon krim-politika, ka mbështetjen e policisë”- Marshimi në Shkodër/ Ish-deputeti i PD-së: Ngjarja nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, ka vite që investohet!

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i qarkut të PD-së në Shkodër, Luçiano Boçi i është bahskuar marshim-protestës në Shkodër ku shprehur se sot në vend sundon krim-politika, duke theksuar se ka mbështetjen e policisë.

“Sot sundon krim-politika, ka bekimin e Ramës, mbështetjen e policisë së shtetit. Krimi mbron interesat e veta financiare bashkë me politikën, korr votat dhe kur i prishin interesat bën edhe shumë vrasje. E shoh si vënie fuqi për të mposhtur Shkodrën.

Ky marshim nuk organizohet vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë, Nuk ka kohë më për të heshtur, por për mosbindje. Do e vazhdojmë aksionin tonë në mënyra e forma të ndryshme.

Është realitet që duhet ndryshuar, e ndryshon politika e opozita, që duhet të përcjellë shpresë.

Ngjarja nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur, ka vite që investohet”, tha Boçi.

Zjarr Tv Ad