FOLA KAQ GJATË PËR VRASËSIN E MARTINIT? DUA TA NJOH… NGA ERLINDA KASAJ

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Erlinda Kasaj

Të reagoja apo jo për Martinin, kjo ishte një nga dilemat më të mëdha të këtyre ditëve edhe pse e ndjeja emocionalisht zhurmën që më ka shkaktuar gjithë tragjedia e Martinit.
Si fillim, në rolin e individit social, motrës, shoqes, komshijes, përdorueses së TIK TOK-ut, dhe pa u zhveshur aspak nga përgjegjësia e mediumit dhe thika me dy presa e medias.

Çfarë paskam bërë unë këto ditë dhe pse më ka kapluar një ndjesi shumë e madhe faji?
Tentova ‘të shes’ Martinin, ashtu siç e shitëm të gjithë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë.
E rrëshqita, mora shënjestrën dhe BAM me një gjashtë inç të mirë doja ta shisja për interesin tim, interesin mediatik.

Në fakt, nuk munda për efekt përdorimesh dhe kënaqësish të mijat personale.
E kush nuk do donte të dilte fitimtar në sytë e shefit, në sytë e mediumeve. Disa ia arritën, disa të tjerë jo.

Unë zgjodha që në mendjen time Martini të jetë më i suksesshmi imagjinar dhe të mbushesha me ndjeshmërinë publike që na mungon ditët e sotme.

E për të kaluar te dhimbja, kur njerëzit e marrin vesh dhimbjen e tjetrit, sidomos atë të vdekjes, të gjithë u lind një turbulencë e quajtur ‘gjynah’, një përplasje ndjesish midis jetës dhe vdekjes.

E këtë turbulencë, jam e bindur 100% që do e kishte edhe përdoruesi i thikës që vrau Martinin.

Shpeshherë, shkeljet e barrierave të vogla në përditshmëri ndodhin qëllimisht dhe gabimisht, në varësi të gjendjes, situatës, marrëdhënies komplekse me veten, tjetrin dhe të tjerët.

Po barrierat e mëdha, si ato që mori djali i cili vrau Martinin? Më falni, por për momentin nuk mundem ta quaj vrasës!

Çfarë sinjalesh paska marrë djali që e ka goditur? A ka qenë një sinjal veç i llojit në TIK TOK? Nuk e besoj se ky aplikacion ka një aftësi kaq përpunuese, kaq të fortë sa të vendosë dikë në përballje me vdekjen e tjetrit…

Tensionimi i momentit është ndjesia më tradhëtare, pjesë e qënies tonë. E kjo nxitje kaq kontradiktore po vret, po na vret.

Ngjarja tragjike e Martinit duket sikur ekspozoi pandjeshmërinë, disonancën e mendimeve dhe veprimeve pa iu dridhur qerpiku që një adoleshent apo që fundja- fundit ne kemi.
Ne i themi shpesh dikujt që duam : ‘Për ty, vras veten dhe tjetrin’, kush është ajo barriera që e lejon dhe e ndalon këtë?

Kush barrierë e lejoi djalin që të ngulte thikën?

E për ta mbyllur, mendoj se këtë nuk e di as terapistja më e mirë, as ekspertët e kriminalistikës të ftuar nëpër panele televizive, as eksperti më i mirë i marrëdhenieve njerëzore… Këtë e di veç ‘vrasësi’.

Më në fund e thashë.

Zjarr Tv Ad