Tronditëse, foshnja e porsalindur gjendet e vdekur në një çantë

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tiranë. Një foshnjë e braktisur dhe pa  shenja jete është gjetur në një çantë të hedhur në rrugë.

Zbulimi tronditës është bërë në rrugën “Azem Galica”.

Sipas policisë, foshnja ishte e porsalindur ndërkohë ende nuk dihen rrethanat se si ka humbur jetën.

Do të jetë kryerja e analizave të ADN-së që do të çojë në identifikimin e nënës së fëmijës.

Policia u njoftua nga disa kalimtarë për çantën e dyshimtë. Pas kontrollit të kryer u bë zbulimi tronditës.

Zjarr Tv Ad