Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan do të takohen sot në Moskë.
Turqia ka njoftuar se takimi do të përqëndrohet në propozimin e Ankarasë për krijimin e një “zone të sigurisë” në Siri.
Një komunikatë e lëshuar para takimit nga ana e Kremlinit, thotë se presidentët Putin dhe Erdogan “do të diskutojnë për Sirinë”.
Rusia dhe Turqia janë në anë të kundërta të konfliktit në Siri.
Rusia mbështet Qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad, ndërsa Turqia është në anën e luftëtarëve opozitarë të cilën janë kundër Qeverisë së al-Assadit.
Por Rusia dhe Turqia janë pajtuar për të kordinuar operacionet në teren pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se do të tërheqë trupat amerikane nga Siria.