Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një kimist i njohur botërisht, i cili ndihmoi në krijimin e ilacit ibuprofen ka vdekur në moshën 95 vjeçare.
Dr Steëart Adams, i lindur në Northamptonshire, la shkollën në moshën 17 vjeçare dhe filloi të punonte si farmacist në një prej pikave të “Boots” në Cambridgeshire.
Ai vijoi studimet për farmaci në Universitetin e Nottingham dhe filloi punën në Boots Pure Drug Company në vitin 1952.
Ishte viti kur kompania ku punonte filloi të kërkonte substanca të cilat mund të kishin një efekt qetësues për dhimbjet.
Gjatë 10 viteve të ardhshme, Dr Adams dhe ekipi i tij testuan përbërje të ndryshme, shumë prej të cilave dështuan.
Ata përfundimisht zbuluan 2- (4-izobutilfenil) acid propionik. Kjo më vonë u bë e njohur si ibuprofen.