Modeli “Volkswagen Beetle” i ka dhënë lamtumirën fabrikës në Puebla, Meksikë, ku kjo makinë është ndërtuar për gati 40 vjet, deklaruan burime pranë kompanisë “Volkswagen”.
Prodhuesi i makinave gjermane mbajti një ceremoni për të shënuar fundin e linjës për “Beetle”, një makinë që fitoi një vend në kulturën popullore amerikane falë formës së saj unike dhe fansave të përkushtuar ndaj këtij modeli, të cilët e donin motorin e pasmë të ftohur me ajër, reputacionin dhe statusin e saj të famshëm, sidomos pas serisë së filmave të Hollivudit.
“Është e pamundur të imagjinosh se ku do të ishte “Volkswagen” pa “Beetle”, tha Scott Keogh, president dhe shef ekzekutiv i “Volkswagen Group of America”, në një njoftim për shtyp.
”Beetle”, i quajtur “Bug” në SHBA, u importua për herë të parë në tregun e Amerikës së Veriut nga Gjermania në vitin 1949.
Rreth pesë milionë ekzemplarë u shitën SHBA duke përfaqësuar rreth një të katërtën e 21,5 milionëve të shitura në mbarë botën.
Makina e fundit e prodhuar do të mbetet në muzeun e ”Volkswagen” në Puebla.