I pezullohet titulli kampionit të boksit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Këshilli Botëror i Boksit i ka hequr titullin kampionit Dillian Whyte pasi ka rezultuar pozitiv në testet për substancat e ndaluara. Ai iu nënshtrua testeve 3 ditë përpara ndeshjes kundër Oscar Rivas në 20 korrik. 31 vjeçari anglez do të paraqitet përpara Këshillit Botëror të Boksit për shqyrtimin e çështjes.

Institucioni i anti-dopingut në Angli nuk ka publikuar ende rezultatet dhe llojin e substancave që Whyte ka përdorur.  Boksieri anglez është pezulluar me 2 vjet gjatë 2012-2014 për përdorimin e substancave të ndaluara dhe tashmë ai rrezikon një dënim prej 8 vitesh.

Në një postim nga Whyte ai shkruan se ndeshjen kundër Oskar Rivas e fitoi me të drejtë dhe se nuk ka përdorur substanca të ndaluara. Gjatë karrierës së tij ai ka 26 fitore nga 27 ndeshje.

 

Zjarr Tv Ad