




Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj është pyetur nga gazetarët ditën e sotme, nëse do t’i bashkohet protestës së lajmëruar nga Sali Berisha më 11 shkurt.





Alibeaj u shpreh se ka marrë pjesë gjithmonë aje ku është kërkuar goditje e kryeministrit, ndërsa tha se këtë përgjigje e ka dhënë edhe më parë.





Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj, mbi fakte dhe e kam bërë këtë gjithmonë, në mënyrën më serioze.





Do të jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit. Do ta shohim këtë punë, e kam dhënë përgjigjen, sot jemi për një çështje të rëndësishme”, u shpreh ai.




