Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishin të ftuara tezja dhe mikesha e ngushtë e Kiara Titos.Ato komentuan puthjen e shumëpritur me Luizin si dhe ecurinë e moderatores në Big Brother Vip Albania.
Të pyetura nga Bieta për mesazhin më të çuditshëm që kishin marrë për Kiarën, tezja e saj tha: “Një fans nga Amerika shkruante që do t’iu blinte shtëpi sapo të dalin nga Big Brother Vip”.
Sa i përket dasmës, tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se mbesa e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.
Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.
Tezja Kiarës: Unë e shoh shumë mirë Kiaren, nuk dua të flas për më shumë se Kiara do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë.
Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma.
Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secili ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiares.