Albin Kurti e pranon: Kisha dijeni për tri atentatet ndaj meje, por ndihem i sigurt! Qëllimi ka qenë destabilizimi i vendit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ai ka qenë në dijen të planeve për tri atentate kundër tij. AI tha më tej se nuk e di sa i sigurt është, por konfirmoi se ndihet i sigurt.

Sipas kryeministrit Kurti, qëllimi ka qenë friksimi i popullsisë dhe destabilizimi i vendit.

Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”.

Pas publikimit të email-eve të ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano, u gjet një dokument ku Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë raportonte se kishte zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

Në dokument e vitit 2021, theksohej se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

DIALOGU ME SERBINE

I pyetur në lidhje me të ashtuquajturën “kornizë të re” të dialogut me Serbinë, ai nuk pranoi ta komentojë.

Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por unë besoj se nuk është e dobishme dhe e drejtë që unë t’i komentoj ato. Dokumente të cilat nuk kanë autorë por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Mirëpo dialogu ku unë marrë pjesë janë ato bisedime e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime dhe unë nganjëherë do të thosha edhe nga ana juaj. Nuk është mirë të bëjmë komente për komente, autori i të cilave nuk dihet”, tha Kurti.

Zjarr Tv Ad