Alibali: Qeveria po bën biznes me krizën, e shikon si mundësi pasurimi. Bozdo: Paketa e papërfillshme

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para disa ditësh qeveria prenzantoi paketën e dytë antikrizë. Kreu i qeverisë bëri me dije se me këtë ndërhyrje paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë 34 mijë lekë.

Rritje page do të ketë edhe për punonjësit e Administratës, Policisë së Shtetit dhe Burgjeve. Rama tha gjithashtu se pensionet dhe ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara do të indeksohen për herë të dytë.

Të ftuar  në Abc, analisti Neritan Alibali dhe ish zv/ ministri i energjitikës, Eno Bozdo, kanë  komentuar krizën dhe paketë e re të rezistencës.

Bozdo u shpreh se paketa nuk i dedikohet shtresës së mesme e cila është edhe më e prekura.

Bozdo: Nuk besoj se konsiderohet si paketë e mirëfilltë. Shikohen dy anë, e para sasia e parave të vendosura në dispozicion dhe si shpërndahet. Përveç shumës që është e pakonsiderueshme, e papërfillshme kujt i dedikohet. I dedikohet gjë shtresës së mesme? nuk e ka bërë një gjë të tillë, as ka ndërmend ta bëjë. Shtresa e mesme vijon të jetë më e goditura. këtë 50 milion euro e ka më shumë propagandë se sa unë po prek diçka realisht.

Kosumatori do të paguajë një çmim më të lartë nëse harxhon mbi 800 kw/h. Çfarë ndodh?

Nga ana tjetër, Alibali mendon se qeveria po bën biznes me krizën. Sipas analistit, qeveria po e shikon krizën si një mundësi pasurimi.

Alibali: Qeveria po bën biznes me krizën. Nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka mbushur arkën e shteti dhe paratë kalojnë pastaj nëpër tendera. E gjithë kjo krizë është paralajmëruar nga Rama që një vit më parë, pa ndodhur lufta në Ukrainë.  Rama lëshoi mandatën që populli përballet me një krizë të madhe energjitike, por qeveria do mendojë për qytetarët. Nga botimet zyrtare të qeverisë konstatohet që në mesataren e 7 viteve, Shqipëria ka siguruar nëpërmjet prodhimit hidro 83% të nevojave të Shqipërisë dhe 17% të tjera i ka blerë jashtë në treg.

Kjo nuk është çdo vit, sepse ka pasur vite si 2021 që sistemi ynë prodhoi 9 miliard kilovat orë, ndërkohë që kërkesa e brendshme është 7.5 miliard khw/orë dhe një pjesë të energjisë e eksportoi. Qeveria po e përdor krizën si biznes dhe jo për të mbështetur shqiptarët, është fakti që nga gjithë sasi e prodhimit të energjisë elektrike 60% prodhohet nga kaskada e Drinit dhe 40% nga privatët. Qeveria po e shikon krizën si një mundësi pasurimi, si një mundësi për të realizuar qëllimet që i ka vënë vetës.  Shqipëria digjet, qeveria krihet./Abcnews.al

Zjarr Tv Ad