Enkelejd Alibeaj me anë të juristit të tij, ka informuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi në lidhje me dokumentacionin e kërkuar më herët nga KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Alibeaj thekson se Basha ka ikur dhe unë jam kryetar!
Alibeaj ka njoftuar Celibashin, kryetari i KQZ, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë ndaj nuk do të paraqesim shkresa të tjera. Ishte Ilirjan Celibashi që vuri afat 48 orë PD së Alibeajt për të plotësuar dokumentacionin me firmat e Lulzim Bashës, sepse ai figuron në gjykatë si kryetar i PD.
Pra PD e vulës nuk ka ndërmend të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi e di mjaft mirë se nuk merr vota dhe do të jetë dështim i madh për ta në sytë e publikut e ndaj përdorin makinacione e lojëra fjalësh që të mos regjistrohen.
Sot me gjasa KQZ do të marrë vendim që të mos e regjistrojë PD e vulës.