AMT letër Yuri Kim: Hetim ndërkombëtar për teatrin, monitoroni protestën e sotme

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA-së Yuri Kim.

Përmes kësaj letre, Aleanca kërkon një hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme si dhe kërkon që përfaqësues ambasadës të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Letra e plotë

”Shkëlqësia Juaj,

Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra, organizata më e rëndësishme europiane që i kushtohet trashëgimisë kulturore europiane dhe e cila e ka përfshirë Teatrin Kombëtar në programin “7 vendndodhjet më të rrezikuara” për vitin 2020, që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të ambasadës suaj të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Këtë kërkesë do ta publikojmë më vonë online.

Ju falenderojmë për vëmendjen

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit”

Zjarr Tv Ad