Analisti nga Kosova bën parashikimin/ Ja kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit…

0
1826
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti nga Kosova, Enver Robelli, ka folur për zgjedhjet në Shqipëri, ku thotë  se Shqipërisë, i nevojitet një cilësi më e mirë qeverisje, pas 25 prillit.

Por, për këtë do të jenë qytetarët shqiptarë, që do të vendosin me votën e tyre, Robelli thotë se; të paktën të organizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos jenë një dramë si në të kaluarën, që mahnit botën për keq.

Teksa Rama kërkon një mandat të tretë, analisti thotë se; Partia Socialiste, është konsumuar në këtë dy mandate.

Sipas Robellit, mazhoranca socialiste ka më shumë fasadë se suksese.

“8 vite çdo parti e konsumojnë, në këtë pikë deri diku është dhe PS sidomos me mungesën e gatishmërisë për ti korrigjuar gabimet, nganjëherë dhe me këmbënguljen kryeneçe për të prezantuar si suksese ato që janë dështime. Shumë gjëra mua më duken më shumë fasada se suksese të vërteta, shihen tendeca autoritare, një kontroll i palejueshëm pjesërisht qesharak ndaj mediave, një protagonizëm i ministrave në mediat sociale që është qesharak, ministrat presin dhe nga stafi a do t’ua pëlqejnë postimet që bëjnë. Është populizëm i klasit të tretë që nuk sjell asgjë. Ndërkohë që nga Shqipëria po largohen shumë njerëz, profesionistë.E kam dëgjuar Ramën që jep përgjigje mjaft cinike, se ky është një proces që nuk mund ta ndalim pasi edhe italianët po ikin. Ne nuk kemi nevojë ti qajmë hallin Italisë se ka 70 milion banorë. Ne kemi Shqipërinë dhe Kosovën. Rama dhe Kurti janë zgjedhur për të zgjidhur problemet dhe hallet e qytetarëve që jetojnë aty dhe jo për të shikuar me indiferencë sesi po ecin punët.” – ka thënë analisti Enver Robelli.

Zjarr Tv Ad