Publiku vendosi që mes Kristit, Luizit dhe Armaldos, ky i fundit të largohej nga shtëpia, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Luizi, Armaldo dhe Kristi ishin në nominim këtë javë. Ata u dënuan nga Vëllai i Madh pasi thyen një nga rregullat kryesore të programit, u futën njëkohësisht në tualet, gjë që ky format e ndalon në mënyrë kategorike.
Përmes një zarfi të zi që hyri në shtëpi javën e kaluar, Vëllai i Madh komunikoi se për shkak të thyerjes së rregullave, Luizi, Armaldo dhe Kristi do dërgoheshin në tre në televotim.
Armaldo në momentin e daljes i është kërkuar nga Arbana të marr me ngulm biletën e kthimit pasi mund të kish biletë kthimi. Kjo ka qenë skema e produksionit që Armaldo të hap biletën në studio dhe të kthehet në shtëpi sërish.
Armaldo i është përgjigjur Arbanës se nuk do të rikthehet në Big Brother dhe se nuk e do biletën pasi e ka vendosur të dal pasi kështu ka vendosur publiku. Arbana ka ngulmuar se duhet te marr biletën pasi është detyrë.
Me këtë deklaratë maestro ka prishur të gjithë gjithë planet e produksionit. Produksioni do digjte sërish nominimet e Luizit pasi dogji kutinë e pandorës ku ktheu kritin me biletë kthimi. Duke qenë se Kristi nuk kish biletë kthimi produksioni vendos të nxjerr Maestron dhe më pas ta rikthej në lojë sërish.