Arrestimi i mësueses për propagandë ndaj ISIS, Medreseja: Distancohemi, s’është linja jonë

0
875

Medreseja e Shkodrës ka reaguar lidhur me arrestimin e mësueses Emine Alushi, e akuzuar se bënte propagandë në shkollë.

Drejtori i Medresesë së Shkodrës, Kujtim Dervishi, në një dalje të sotme për mediat tha se, “Ajo çfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ”.

Ai shtoi stafi drejtues dhe ai pedagogjik janë distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses.

Ai sqaroi se në periudhën që ka punuar në Medrese ka qenë me kohë të pjesshme dhe në këtë kohë nuk është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës.

Dervishi deklaron se Medrese e Shkodrës është institucion i shërbimit arsimor parauniversitar dhe vepron në bazë të legjislacionit shqiptar dhe filozofisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Mësuesja Emine Alushi, u filmua nga nxënësit në klasë dhe video u publikua në emisionin “STOP”, ku ajo thotë se “ISIS është një organizatë që mbron popullin mysliman të Sirisë, Palestinës apo Egjiptit dhe që shteti kërkon ti luftojë”.

Ajo thotë se Bin Laden është lider i mirë dhe se mediat gënjejnë, siç mund të shihni në videon më poshtë.

Biseda e plotë

Nxënësja – Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se…A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?

Mësuesja – Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.

Nxënësja – Po.

Mësuesja – Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vend.

Nxënësja – Domethënë janë të mirë?

Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.

Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.

Mësuesja – Tamam.

Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.

Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?

Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?

Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin Ladenin?

Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?

Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?

Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…

Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale.