Arrihet drejtësia për 96 fansat e vdekur të Liverpool-it

0
762
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një juri britanike ka konfirmuar se 96 fansat e Liverpool-it, të cilët vdiqën gjatë fatkeqësisë së Hillsborough-it në vitin 1989, ishin vrarë në mënyrë të paligjshme, raporton BBC.

Sipas jurisë vdekjen e ka shkaktuar dështimi i policisë për të kontrolluar turmën në atë që njihet si tragjedia e Hillsborough-it, transmeton Koha.net. Juria i është përgjigjur me po pyetjes nëse gabimi i policisë ka dërguar në vdekjen e 96 fansave të Liverpool-it në gjysmëfinalen e FA Cup në vitin 1989.

20160426124922916

Incidenti ka ndodhur më 15 prill 1989 në stadiumin Hillsborough të Anglisë, në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup ndërmjet Liverpool-it dhe Nottingham Forest-it.

Policia ka lejuar që të futën në stadium më tepër tifoz se që duhej, ndërsa duke e ndrydhur njëri-tjetrin kishin vdekur 96 tifozë të Liverpoolit, ndërsa 766 të tjerë ishin lënduar.

Për shkaktimin e këtij incidenti ishin akuzuar tifozët e Liverpool-it, dhe pas një beteje shumëvjeçare të familjeve të viktimave dhe klubit të Liverpool-it është arritur në konstatimin se policia është fajtore për shkaktimin e kësaj tragjedia.

20160426124913214

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Ad