Kompania holandeze që mban firmën e prodhimit të spektaklit “Big Brother”, ka kërkuar mbylljen e emisionit në Shqipëri. Kështu është shprehur mbrëmjen e djeshme gazetari Artan Hoxha, teksa ka folur për sulmin me armë ndaj televizionit kombëtar Top Channel.
Sipas tij, duke qenë se është cënuar siguria është kërkuar dhe mbyllja e programit.
“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother. Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë.
Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë zjarrfikëse. Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryeqytet”, u shpreh Artan Hoxha në emisionin “Opinion”.