Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka nxjerrë dje prapaskenat tronditëse për sulmin me kallash ndaj “Top Channel”. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, zoti Hoxha është shprehur se familja Hoxha lëvizte me eskortë sigurie për shkak se ka pasur problem.
Madje gazetari e ka quajtur sulmin ndaj “Top Channel” me kallashnikov, një ngjarje “tipike mafioze”, një mesazh ndaj pronarëve të televizionit. “Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie. Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionare, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe të tre ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa.
A ka patur? Nuk më çudit. Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përveç bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim.
Nuk synonte të eliminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin”, deklaroi ai.
Ja për kë ishte mesazhi:
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha theksoi se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë. “A kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla.
Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos. Top Channel thotë se sulmi ka të bëjë me lirinë e mediat dhe me atë që përfaqëson ky televizion. Sulme të tilla, zakonisht janë bërë, u dogj Koha Jonë dhe e dimë që e bëri shërbimi sekret, pra shteti. Në 14 shtator u sulmua RTSH, nuk u hetua, por e pamë kush e bëri dhe si e bëri.