Avokati i Popullit: Ministria e Shëndetësisë të garantojë të drejtën e qytetarëve për testim

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë me anë të një rekomandimi që të rrisë numrin e testimeve të popullsisë në kuadrin e pandemisë globale të covid-19. Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson të drejtën për t’u diagnostikuar dhe për të marrë trajtim mbi bazën e testimeve, si një të drejtë të njohur nga ligji. Rezulton se kjo e drejtë nuk mundësohet për qytetarët në masën e nevojshme por është e kufizuar vetëm në domosdoshmëri.

“Duke iu referuar nenit të Kushtetutës së vendit i cili sanksionon se “shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti”, si dhe ligjeve për “Shëndetin publik”, Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që të marrë masa të menjëhershme për gjetjen e mundësive për shtrirjen masive dhe kryerjen e testeve të qytetarëve për COVID-19 në përputhje me modelin e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend për çdo shërbim mjekësor e duke zbatuar  udhëzimet e OBSH-së.” – shprehet institucioni i Avokatit të Popullit. Gjithashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar informim dhe transparencë më të mirë në lidhje me sasitë e tamponëve testues dhe kapacitetin për testuar si dhe garantimin e të drejtës për testim të çdo qytetari shqiptar.

Zjarr Tv Ad